Ky kurs është përgatitur në kuadër të projektit "Mbështetje emergjente dhe rimëkëmbje për fëmijët dhe familjet e prekura nga situata pandemike COVID-19 në Shqipëri" financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Misioni Terre des hommes në Shqipëri. Përmbajtja e këtij kursi ose pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian. Mirëserdhët në trajnimin për mësues, psikologë dhe punonjës socialë shkollorë për të ofruar mbështetje psiko-sociale për fëmijët e prekur nga pandemia COVID-19
Pandemia e COVID-19 ka prekur mbarë botën, dhe vijon të ndikojë edhe jetën dhe proceset arsimore edhe në Shqipëri. Bashkë me pasojat ekonomike dhe sociale që humbja e vendeve të punës dhe izolimi shoqëror e fizik ka sjellë në familjet shqiptare, krahas humbjeve të jetës dhe ankthit për shëndetin, raporte të ndryshme kanë nënvizuar edhe ndikimin e drejtpërdrejtë që pandemia ka patur dhe vazhdon të ketë në shëndetin mendor të fëmijëve apo nxënësve. Kështu, Manuali për Mbështetjen Psiko-sociale për Fëmijët nga Mësuesit, Psikologët dhe Punonjësit Socialë Shkollorë (Manuali këtej e tutje) u hartua për të ndihmuar mësuesit, punonjësit socialë dhe psikologët shkollorë që të harmonizojnë njohuritë, qëndrimet dhe veprimtaritë në ndërhyrjen psiko-sociale të orientuar drejt aktivizimit tërësor ‘mëndje-zemër-trup’ të fëmijës, duke rritur kështu reziliencën (aftësinë ripërtëritëse e përballuese) të fëmijës gjatë apo pas një pandemie.
- Mësues: Maria Cidonelli