Kërkimi: Udhëzues i Fëmijëve për punonjësit e mbështetjes së fëmijëve që të përmirësojnë praktikën profesionale
Mirë se vini në kursin Child Hub që synon të ndihmojë punonjësit mbështetës të rritur që të kuptojnë sjelljet, qëndrimet, aftësitë dhe veprimet kryesore që duhet të kenë parasysh gjatë punës me fëmijët dhe të rinjtë.
Të rinjtë duan të krijojnë relata me punonjësit. Si mund të ndërtojmë këto relata kuptimplote me të rinjtë në jetën tonë? S'është çështja te programet, projektet, formularët apo listat, por te marrëdhënia që mund të formohet, që nevojitet. Si ndërtohet marrëdhënia dhe besimi me të rinjtë?
Ky kurs është krijuar nga të rinjtë dhe i kushtohet zërit të tyre që të shprehin idetë dhe të paraqesin konceptet që dolën në pah gjatë procesit të Kërkimit përmes Veprimit Pjesëmarrës. Por, kemi shtuar përmbajtje të orientuar nga të rriturit si edhe që plotëson idetë dhe sugjerimet e të rinjve.
Këto module mësimore elektronike synojnë të ndihmojnë punonjës mbështetës të rritur të kuptojnë sjelljet, qëndrimet, aftësitë dhe veprimet kryesore që u duhet të kenë parasysh gjatë punës me fëmijët dhe të rinjtë.
Publiku i synuar: Kjo seri është e destinuar për "punonjësit e mbështetjes së fëmijëve", ku përfshihen punonjësit socialë, mësuesit, psikologët, punonjësit e qendrave të paraburgimit, apo kushdo që mbështet fëmijët dhe të rinj dhe që luan rol në jetën e tyre.
Objektivat Mësimorë:
- Njiheni me nevojat e fëmijëve dhe të rinjve
- Krahasoni perspektivën tuaj me të rinjtë se çfarë e bën të zot një punonjës të mbështetjes së fëmijës?
- Mësoni se cilat janë karakteristikat, aftësitë dhe veprimet më të rëndësishme të punonjësit të mbështetjes së fëmijëve, sipas të rinjve
- Kuptoni si të krijoni një marrëdhënie kuptimplotë gjatë punës me fëmijët dhe të rinjtë
- Shqyrtoni se si aftësitë dhe veprimet mund të zbatohen në praktikë me fëmijët dhe të rinjtë
- Vetëreflektoni për angazhimin tonë me të rinjtë dhe pozicionimin social lidhur me të tjerët në punën tuaj
- Praktikoni në kontekstin tuaj disa prej aftësive që mësuat
- Ndiheni më të pajisur për të punuar me të rinjtë
Struktura: Secili modul përmban një video të shkurtër 4-5 minutëshe, lexime të sugjeruara, 2-3 aktivitete reflektive, këshillat bazë dhe mundësinë për t'u lidhur me komunitetin online. Moduli i fundit ju ndihmon të kuptoni se si aftësitë dhe veprimet mund të zbatohen në praktikë me fëmijët dhe të rinjtë. Ju inkurajojmë të realizoni të gjitha aktivitetet dhe t'i ndani me të tjerët dhe të kontrolloni punën e tyre.
Jeni të lutur të harxhoni rreth 1-2 orë për secilin modul që të përfundoni serinë.