Mirë së vini në këtë kurs të shkurtër virtual rreth rëndësisë së ruajtjes së fëmijëve në kujdesin rezidencial.
Me "kujdes rezidencial" nënkuptojmë çdo institucion në të cilin qëndrojnë fëmijët, të cilët, për çfarëdolloj arsye, e kanë të pamundur të jetojnë me familjen dhe ku këtyre fëmijëve u jepet përkujdesje nga personeli i institucionit. Këtu përfshihen shtëpitë e vogla grupore dhe institucionet që mund të quhen "jetimore". Në ambientet rezidenciale bëjnë pjesë edhe ndërtesat ku fëmijët mund të kalojnë periudha të shkurtra gjatë natës, larg familjeve të tyre, për qëllime të kujdesit lehtësues.
Edhe pse në këtë kurs trajtojmë në mënyrë specifike kujdesin rezidencial, kursi mund të jetë i dobishëm edhe për ambientet e tjera rezidenciale, p.sh. kampet verore. Kursi do t'u bëjë dobi, në përgjithësi, edhe atyre që punojnë me fëmijët.
Ky kurs zgjat afërsisht 45 minuta. Në fund të kursit, do të keni mundësi të shkarkoni një certifikatë për përfundimin e tij. Nëse nuk keni mundësi ta mbaroni kursin me një të ulur, do të keni mundësinë të kaloni nga njëra pjesë në tjetrën dhe të ktheheni disa herë për ta përfunduar kursin.
Përgjatë kursit, do të gjeni linqe që ju çojnë në burime informacioni. Nëse puna juaj ka të bëjë me kujdesin rezidencial, kursi do t'ju nxisë të mendoni rreth situatave në punën tuaj.
Në këtë kurs, do të shqyrtojmë këto elemente:
- Çfarë nënkuptojmë me "ruajtjen në kujdesin rezidencial/ambientet rezidenciale".
- Dallimi midis mbrojtjes së fëmijëve dhe ruajtjes së fëmijëve.
- Dimensionet e ndryshme të ruajtjes së fëmijëve.
- Masat kryesore për parandalimin dhe reagimin.
- Roli ynë si individë në kuadër të ruajtjes së fëmijëve.
- Rëndësia e kallëzimit të rasteve shqetësuese.
- Si të reagojmë ndaj shpalosjes së të dhënave.