Për kë është ky kurs?

Kursi është krijuar për stafin më përvojë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të kujdesit, të cilët kanë ose do të kenë përgjegjësi të kontrollojnë punën e pjesës tjetër të stafit. Pritet që pjesëmarrësit të kenë kualifikime profesionale ose diplomë. Pjesëmarrësit duhet të vijnë nga agjenci të ndryshme, që ofrojnë mbrojtje për fëmijët dhe shërbime kujdesi. Me mbrojtje direkte për fëmijët dhe shërbime kujdesi, nënkuptojmë një agjenci (qeveritare ose OJQ) që ndërhyn direkt tek jeta e fëmijës dhe familjes, ose ofron kujdes direkt për fëmijët.  Këto shërbime mund të jenë në terren ose në institucion. Shërbimet në terren janë ato shërbime që ofrohen nga zyra në një zonë lokale. Institucionet mund të jenë shtëpitë e fëmijëve, shërbimet për aftësitë e kufizuara, qendrat e ndalimit, në fakt çdo shërbim ku dërgohen fëmijët për t’u kujdesur, jashtë shtëpisë.    

Çfarë do të mbulojë kursi?

Kursi do të eksplorojë atë që nënkuptojmë me supervizim, si ka ndikim në praktikë dhe si të zhvillohet për të pasur një sistem supervizimi në agjencinë tuaj. Do të eksplorohet një model pune supervizimi si dhe mënyrat që duhen për të krijuar sistemin e supervizimit. Skenaret e rastit dhe klipet nga praktika e supervizimit do të përdoren për të ilustruar praktikën e supervizimit.

Si është struktura e kursit?

Kursi është i ndarë në tetë seksione. Është krijuar në mënyrë të tillë që seksionet të mbështeten tek njëri tjetri.

Sa kohë do të zgjasë kursi?

Kursi është krijuar në mënyrë të atillë që të punoni me të për periudha të shkurtra kohe dhe t’i riktheheni një moment më vonë pjesës që keni lënë përgjysëm. Në këtë mënyrë, kursi i plotë zgjat aq kohë sa dëshironi ju. Megjithatë, për secilën pjesë të kursit, do të ketë një kohë të përafërt që do të jepet në fillim të çdo pjese, që ta dini sa kohë duhet  për secilën pjesë.

Certifikimi

Nëse e plotësoni kursin, do të merrni një certifikatë nga Qendra e Ekselencës që Kujdeset për Fëmijët në Skoci (CELCIS) tek Universiteti i Srathklaid në Skoci.

Mirënjohje

Kursi është mbështetur shumë tek paketa e trajnimit për supervizimin e shërbimit të mbrojtjes së fëmijëve, që ka përgatitur TDH Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin e Stirling. Prandaj falenderimet tonë për Helen Ëhincup (University of Stirling, International Expert), Theodhori Karaj, Anila Sulstarova, IzelaTahsini, Marinela Sota, Ariola Panteqi, Marjana Meshi, Alketa Lasku, Nadire Kreka dhe Enkelejda Kallciu (Ekspert shqiptarë lokalë)