Në këtë kurs do të ekzaminojmë vlerën që ka qasja e strukturuar, në punën për mbrojtjen e fëmijëve. Megjithëse, shumë profesionistë mbase e shohin vlerësimin si një detyrë rutinë, të parëndësishme apo edhe si një barrë, është pikërisht vlerësimi ai që hedh themelet e çdo veprimi që bëjmë për ndihmuar fëmijët dhe familjet e tyre. Kryerja e një vlerësimi të plotë, të drejtë, të orientuar ndaj nevojave, i cili përfshin aktivisht fëmijët dhe familjet, si pjesëmarrës me të drejta të plotë në proçes, mund të përmirësojë shumë rezultatet për të gjithë personat e përfshirë.
Kursi është ndërtuar si një seri modulesh auto didaktike, të cilat mund t’i plotësoni sipas ritmit tuaj dhe sipas rendit që dëshironi. Secili prej moduleve përmban ushtrime, raste studimore, dhe lidhje (links) me informacione dhe burime shtesë, për t’ju ndihmuar të zbatoni sa më mirë vlerësimin në punën tuaj.
Së bashku, modulet duan rreth 3 orë që të përfundohen.
Modulit janë:
- Moduli 1: Hyrje
- Moduli 2: Llojet e vlerësimit
- Moduli 3: Proçesi i vlerësimit
- Moduli 4: Dimensionet e vlerësimit
- Moduli 5: Abuzimi i fëmijëve
- Moduli 6: Vlerësimi i rrezikut
- Moduli 7: Pjesëmarrja, marrja e pëlqimit dhe konfidencialiteti
- Moduli 8: Analiza
- Moduli 9: Përfundime
Në fund të kursit, është opsioni që të bëni një testim të shkurtër, të cilin nëse e kaloni me sukses, mund të shkarkoni një çertifikatë. Është edhe një sondazh i shkurtër ku mund të jepni opinionin tuaj për kursin dhe të na ndihmoni të përmirësojmë punën në realizimin e kursit për pjesëmarrësit e ardhshëm.
Vini re: Kur të kaloni këto module, është e rëndësishme që të plotësoni tërësisht çdo detyrë. Të gjitha linq-et duhet të hapen dhe veprimet e kërkuara duhet të ndërmerren. Nëse lini pa bërë dicka, moduli do të shënohet si i paplotë.