Ky kurs është krijuar për aktorët kryesorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë kundër trafikimit dhe profesionistët e përfshirë gjatë shkëmbimit të informacionit ndërmjet palëve: Zyrat e Koordinatorëve Kombëtarë Kundër Trafikimit, Pikat e Kontaktit të caktuara për zbatimin e PSUV-ve, menaxherët e mundshëm të rasteve, si dhe autoritetet shtetërore dhe OJQ-të e përfshira drejtpërdrejt në identifikimin, ndihmën, mbrojtjen dhe referimin e rasteve transnacionale të viktimave të trafikimit, viktimave të mundshme të trafikimit dhe personave në rrezik trafikimi.
Ky kurs është i ndarë në tre module si më poshtë:
Moduli 1: Çfarë janë PSUV-të? Qëllimi, grupet e synuara dhe përkufizimet.
Moduli 2: Sistemi transnacional për menaxhimin e rasteve (PSUV-të) dhe aktorët e përfshirë.
Moduli 3: Struktura e PSUV-ve dhe pakoja e zbatimit
Format standarde Pakoja e komunikimit nga 1 deri në 10
Ky kurs është krijuar në kuadër të projektit Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe ndërgjegjësimit për të luftuar Trafikimin e Personave në Ballkan, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, i financuar nga Departamenti Shtetëror i Shteteve të Bashkuara përmes programit J/TiP, i zbatuar nga misioni Terre des hommes në Shqipëri dhe Kosovë në partneritet me Nismën për Ndryshim Shoqëror - ARSIS dhe Të Ndryshëm & Të Barabartë ( Different & Equal) në Shqipëri; Shoqatën për veprim kundër dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore - Porta e Hapur (Open Gate) në Maqedoninë e Veriut; Linjën telefonike pa pagesë për Gratë dhe Fëmijët Viktima të Dhunës(SOS) - Nikshiq në Mal të Zi; Shpresë dhe Shtëpitë e Fëmijëve dhe Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (MVPT) në Kosovë.
Kursi zgjat afërsisht 90 minuta, megjithëse nuk ka nevojë të kryhet në një seancë ose në mënyrë të njëpasnjëshme.
Pas përfundimit të suksesshëm të kursit, pjesëmarrësit do të marrin një Certifikatë që vërteton përfundimin e kursit.