Puna Kërkimore me Pjesëmarrje e Drejtuar nga të Rinjtë dhe e Bazuar në Art, që synon Mirëqenien dhe Ndryshimin Social

 

cover

Mirëserdhët në Modulet Online të Projektit TiKrijon! Këto video do t’ju shoqërojnë përgjatë një prezantimi të thjeshtë të një Pune novatore Kërkimore me Pjesëmarrje të Drejtuar nga të Rinjtë dhe e Bazuar në Art (PKP), TiKrijon.

Projekti TiKrijon është nismë e Terre des Hommes dhe është hartuar dhe zhvilluar në partneritet me Institutin Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Zhvillimin e Fëmijës. Projekti TiKrijon është Projekt PKP që synon trajnimin e drejtuesve rinorë, me ndihmën e Aleatëve të Rritur dhe ‘Paketës Artistike’ (manuali i trajnimit), për të udhëhequr bashkëmoshatarët e tyre përgjatë zbatimit të projekteve kërkimore me pjesëmarrje dhe të bazuara në art, dhe të ‘Veprimeve Artistike’ – veprimtari të bazuara në art, të hartuara për të trajtuar çështjet e rëndësishme për të rinjtë në komunitetin e tyre. Të rinjtë trajnohen për të hartëzuar dhe zbuluar çështjet dhe vështirësitë e rëndësishme në komunitet dhe për të përzgjedhur bashkërisht vështirësitë për t’u trajtuar në komunitetet e tyre me anë të hartëzimit dhe zbatimit të ‘Veprimeve Artistike’.

Me qëllim përforcimin e mirëqenies, rimëkëmbjes dhe udhëheqjes ndërmjet të rinjve, Projekti TiKrijon ka ndikuar pozitivisht tek të rinjtë. Projekti TiKrijon po zhvillohet në Irak dhe në Egjipt dhe po zgjerohet në vende dhe rajone të tjera. Në këto zona: Ndjesia e qëllimit dhe e shpresës së të rinjve po rritet; Të rinjtë po përjetojnë zbulimin e vetes dhe po gjejnë mënyra të reja për t’u shprehur; Të rinjtë po fitojnë respekt social dhe po mësojnë të jetojnë së bashku dhe të ndërtojnë komunitete gjithëpërfshirëse; dhe të rinjtë po zhvillojnë aftësi artistike dhe jetësore. Ky projekt PKP ka hedhur poshtë pengesat ndërmjet të rinjve, familjeve dhe komuniteteve të tyre të cilët po bashkohen me një qëllim të përbashkët që është përforcimi i mirëqenies me anë të artit.

Këto seri prej 6 Modulesh Online do t’ju ofrojnë një prezantim të thjeshtë në procesin PKP të Projektit TiKrijon. Ky proces PKP përbëhet prej pesë fazash ciklike:

  1. Hartëzimi: Drejtuesit rinorë dhe Aleatët e Rritur përdorin veprimtaritë në bazë të artit për të krijuar bazat e projektit, për të caktuar rolet dhe krijuar vizionin.
  2. Zbulimi: Drejtuesit rinorë i udhëheqin bashkëmoshatarët e tyre përgjatë disa veprimtarive në bazë të artit, për të zbuluar mirëqenien e tyre dhe përfshirjen në komunitet dhe në art.
  3. Planifikimi: Drejtuesit rinorë i udhëheqin bashkëmoshatarët e tyre të konfirmojnë dhe korrigjojnë gjetjet. Ata/ato përzgjedhin një vështirësi të posaçme për ta trajtuar, analizuar shkaqet e saj dhe zhvilluar një projekt që bazohet tek arti për ta trajtuar atë.
  4. Veprimi Artistik: Të rinjtë zbatojnë, mbikëqyrin dhe vlerësojnë projektin e tyre që bazohet tek arti me ndihmën e drejtuesve rinorë dhe aleatëve të rritur.
  5. Reflektimi & Shkëmbimi: Drejtuesit rinorë udhëheqin të rinjtë të reflektojnë për ndryshimet që kanë ndodhur falë Projektit TiKrijon.

Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë seri Modulesh Online për të mësuar rreth procesit PKP të Projektit TiKrijon, siç përshkruhet nga pjesëtarët e rinj të ekipit TiKrijon, dhe të zbuloni se si ju përshtatet. Ju ftojmë të nisni duke i hedhur një sy dokumenteve bazë të mëposhtme:

  • 1. TiKrijon Paketa Artistike Hyrja
  • 2. TiKrijon Paketa Artistike Hartezimi dhe Zbulimi
  • 3. TiKrijon Paketa Artistike  Planifikimi, Veprimi Artistik dhe Reflektimi & Shkembimi
  • 4. TiKrijon Paketa Artistike Shtojcat
  • TiKrijon Udhëzuesi i Projektit Varianti Pilot

 Për të përfunduar kursin, pjesëmarrësit duhet të:

  • Shikojnë 6 modulet online dhe të plotësojnë veprimtaritë reflektuese në secilin modul
  • Lexojnë dokumentet e mëposhtëm:
      • 1. TiKrijon Paketa Artistike Hyrja
      • 2. TiKrijon Paketa Artistike Hartezimi dhe Zbulimi
      • 3. TiKrijon Paketa Artistike  Planifikimi, Veprimi Artistik dhe Reflektimi & Shkembimi
      • 4. TiKrijon Paketa Artistike Shtojcat
      • TiKrijon Udhëzuesi i Projektit Varianti Pilot

 

Pas përfundimit, secili pjesëmarrës do të marrë një Certifikatë nga Terre des Hommes dhe nga Instituti Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Zhvillimin e Fëmijës, e cila vlerëson përfundimin e këtij kursi prezantues të PKP-së: ‘YouCreate: Puna Kërkimore me Pjesëmarrje e Drejtuar nga të Rinjtë dhe e Bazuar në Art, që synon Mirëqenien dhe Ndryshimin Social’.