Trajnimi online i specializuar për mbrojtjen e fëmijëve gjatë situatave të emergjencës është përgatitur për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve dhe ofruesit e shërbimeve sociale në nivel vendor në kuadër të projektit “Mbështetje emergjence dhe rimëkëmbje për fëmijët dhe familjet e prekura nga situata pandemike e COVID-19 në Shqipëri”, zbatuar nga Terre des hommes dhe mbeshtetur nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij kursi ose pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian.
Çfarë do të mësoni në këtë trajnim?
Trajnimi ofron mundësinë të rrisni njohuritë tuaja teorike dhe praktike në:
- ofrimin e shërbimeve për fëmijët gjatë situatave të emergjencës;
- kuadrin ligjor të mbrojtjes së fëmijëve me fokus gjatë emergjencave;
- standardet e shërbimeve;
- aplikimin e modelit të menaxhimit të rastit;
- metoda të ofrimit të shërbimeve onlinë për fëmijët dhe familjet në situatë rrisku.
Gjithashtu trajnimi ofron një hapësirë për të vetë-reflektuar dhe ndarë eksperienca me kolegë të fushës mbi sfidat e ndeshura por edhe mundësitë për të përmirësuar punën tuaj.
Target grupi kryesorë
Target grupi kryesorë për kryerjen e këtij trajnimi janë Punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve (PMF & NJMF) dhe punonjësit e shërbimeve sociale, perfaqësues të Grupeve Teknike Ndërsektoriale (GTN) dhe profesionistë të Njësisë së Referimit dhe Vlerësimit të Nevojave (NJVNR) në nivel bashkie.
Gjithashtu ai bazohet edhe në procedurat standarde të veprimit dhe udhëzime për punonjësit socialë, ofrues të shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjen duke konsideruar pandeminë COVID-19 në Shqipëri, kuadrin ligjor të sistemit të mbrojtjes sociale në Shqipëri si edhe udhëzime specifike të dala gjatë periudhës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
- Mësues: Maria Cidonelli